Fusha e aviacionit ne fshatin Grude e Re eshte bere serish pjese e aksioneve pastruese te njesise administrative Rrethina.

Ajo qe njihet tashme pika problematike per hedhjen e mbeturinave eshte pastruar kete te premte nga mjetet e bashkise shkoder.I pranishem per te mbikqyrur punen e fadromave ishte kreu I njesise rrethina vlash pjetri I cili shprehet se situata e mbetjeve urbane ne kete njesi paraqitet mjaft problematike gje per te cilen prej 4 ditesht mjetet e pastrimit ndodhen ne terren. Nderkohe me miratimin e buxhetit te ketij viti administratori Pjetri thote se problemi i mbetjeve do te marr fund pasi edhe kjo njesi do te tenderohet me firmen perkatese. Prej kohesh kjo njesi ka qene problematike persa i perket pastrimit te saj konkretisht tek zona e vinotekes dhe e fshatit Grude e Re.Drejtuesit e kesaj njesie u bejne thirrje banoreve qe te mos hedhin mbeturinat ne disa vende, por vetem ne piken e percaktuar.

Artikulli paraprakTERRORIZMI, DRAMA E SHQIPTARIT NGA KOSOVA NË “LE IENE”
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE, HIDHET SHORTI PËR GJYSËM FINALET