Mos emërimi i administratorit të njësisë vendore Shosh ka shqetësuar Prefektin e Shkodrës Paulin Radovani, I cili edhe një herë ka ngritur shqetësimin lidhur me fondet për zhbllokim dhe mirëmbajtje të rrugës në atë zonë malore.
Radovani kritikoi bashkinë, ndërsa tha se nuk pranon që pa shkresë zyrtare fondet të tjetërsohen, duke shkuar në rrugë që I përkasin njësisë Shosh e cila nuk ka administratorin e saj. Radovani ka kërkuar sqarim nga bashkia. Kur po bëhet afro një vit pas marrjes së pushtetit bashkia e Shkodrës akoma nuk ka emëruar administratorin e Shoshit, duke krijuar kështu edhe probleme në këto zone, që për hir të së vërtetës në këto 25 vite është bërë shumë pak.Si në asnjë rreth tjetër, vetëm Shkodra vijon të mbahet peng nga mos emërimi I administratorit.Ndërsa banorët e atjeshëm nuk kanë ku të gjejnë zgjidhje pasi bashkia dhe perefektura ia lënë topin njëra tjetrës , ndërkohë që administrata figuron vetëm si emërtim.