Që prej vitit të kaluar Shqipëria ka krijuar një njësi speciale e cila do të merret vetëm me ndalimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo njësi tashmë i është bashkuar rrjetit ENFAST, e cila është ombrella e njësive speciale të disa vendeve europiane. Ka një listë me 50 persona në kërkim, të cilët policia ka filluar t’i bëje publike së fundmi.

Këtë gjë e ka konfirmuar Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm: “Shqipëria është anëtari më i ri i #ENFAST! FAST🇦🇱 shkëmbim informacioni në kohë reale 24/7, koordinim & operacione të përbashkëta me njësitë homologe 🇪🇺

Për personat më të kërkuar, së bashku me #ENFAST & #Europol do të ofrohen shpërblime të konsiderueshme për qytetarët që bashkëpunojnë me Policia e Shtetit”.

Përfshija e speciale në rrjetin ENFAST, i jep vendin tonë mundësinë e bashkëpunimit më njësitë e vendeve ku Shqipëria nuk ka akses.

Specialët e policisë, do të funksionojnë në bazë të dy komponentëve; asaj të inteligjencës që punon në zyra të cilët grumbullojnë dhe shkëmbejnë informacione me vendet partnere si dhe komponenti operativ.

Artikulli paraprakU KAP ME DOKUMENTE TË FALSIFIKUARA, 22-VJEÇARJA SHQIPTARE DËNOHET ME BURGIM
Artikulli tjetërRRËFIM – ISAK BALA