Pas masës së sigurisë arrest shtëpie të dhënë për zv.drejtorin e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, ka reaguar deputeti i PD Ervin Salianji.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se Nushi “njihet botërisht për lidhjet me krimin dhe keqpërdorjen që i bën Partia Socialiste si ndërmjetës i krimineleve!”.

“Nesër edhe njëherë faktet dhe provat zyrtare të prokurorisë se si përdoret policia e shtetit nga krimi!”, shkruan Salianji.

Sipas tij “nëse ish drejtori do ishte arrestuar kur ne e dononconim me prova si shërbëtor i fëlliqur i krimit, sot nuk do kishim pasoja të rënda shteti ligjor do ishte në avantazh ndaj llumit të krimit!”.

Në vitin 2019, Salianji kishte publikuar një audio-përgjim, ku Nushi dilte në përgjimet e dosjes “Babale”. Salianji shprehej në lidhje me këtë ngjarje se Fredi Alizoti, njeriu që dyshohet se në audiopërgjimin e njohur si Babalja imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, ka marrë para nga kreu i policisë së Fierit, Albert Nushi.

Artikulli paraprakJORDANI, DHJETË VIKTIMA DHE 251 TË PLAGOSUR NGA RRJEDHJA E GAZIT TOKSIK
Artikulli tjetërJUVENTUS NUK KA PARA PËR BLERJEN E KARTONIT TË LOJTARIT, BARDHEZINJTË MUND TË HUMBASIN SULMUESIN