Bilioneri Elon Musk ka habitur së fundmi me deklaratën e tij.
Ai ka thënë në nuk zotëron asnjë shtëpi dhe fle në dhomat e gjumit të miqve të tij pjesën më të madhe të kohës.
“Unë as që zotëroj një shtëpi, unë jam duke qëndruar nëpër shtëpitë e miqve”, tha Musk pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 269.5 miliard dollarë sipas Forbes.
“Nëse udhëtoj në Zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, unë fle nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve”, shtoi CEO i Tesla.
“Unë nuk kam jaht, nuk bëj pushime”, shtoi Musk ndër të tjera.
Pavarësisht stilit befasues së themeluesit të “Tesla” dhe SpaceX, miliarderi i teknologjisë zbuloi të vetmin luks që kënaqet.Ai ka treguar gjatë përgjigjes së një pyetjeje në lidhje me pabarazinë e pasurisë në SHBA midis amerikanëve dhe miliarderëve, se do të ishte problematike të konsumonte miliarda dollarë për konsum vetjak.
“Sigurisht, do të ishte shumë problematike nëse do të shpenzoja miliarda dollarë në vit në konsum personal, por nuk është kështu.Konsumi im personal nuk është i lartë”, tha ai, duke shtuar se avioni privat është i vetmi përjashtim.
Në maj 2020, Musk shkroi në Twitter: “Po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të kem shtëpi.”