Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund.

Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1. Trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj (C), Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.

Artikulli paraprakKURTI PËR DIALOGUN ME SERBINË: KEMI NJË MARRËVESHJE, BEOGRADI DUHET TA ZBATOJË
Artikulli tjetërPAGA MESATARE NË SHQIPËRI 75.114 LEKË, NË SHTET 15 MIJË LEKË MË E LARTË SE NË PRIVAT!