Fshati Irmath i Poshtëm është pjesë e qendrës administrative Kukur, të rrethin Gramsh. Sipas të dhënave, fshati është ndërtuar 500 vite më parë, ku deri në vitet 2000 kanë banuar 27 familje me të njëjtin mbiemër.

Kohët kanë ndryshuar në shumë fshatra në Shqipëri, por në këtë fshat koha ka mbetur në vend numëro, si në kohën e mbretit Zog, në komunizëm e demokraci.

Kur për gjithçka është përdorur forca e krahut dhe e kafshës, ku edhe sot siç shihet në foto, banori e ka ngarkuar televizorin e riparuar në qytetit në kafshën e tij dhe do të udhëtojë për më shumë se një orë për të mbërritur deri në fshat.

Sot në këtë fshat jetojnë vetëm katër familje, të gjitha në moshë të thyer. Kur futesh brenda në fshat shikon banesa më shumë se një shekullore, e më të frikshme janë shtyllat elektrike të kalbëzuara, të lidhura me copa teli, e ndërsa përcjellësi elektrik ndodhet vetëm 2 metër nga toka.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakRREZIQET VDEKJEPRURËSE QË VIJNË NGA I NXEHTI, SI T’I PARANDALONI
Artikulli tjetërPROTESTAT NË HONG KONG/ FACEBOOK DHE TWITTER MBYLLIN FAQET KINEZE