Dy dekadat e fundit kanë sjellë ndryshime drastike në jetën në fsaht falë emigracionit e zhvillimit të shpejtë të qyteteve të mëdha.

Në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë, banorët e fshatrave kanë braktisur shtëpitë e tyre duke bërë që një pjesë e madhe e tyre të mbetet me fare pak banorë.

Megjithatë, ekziston një fshat në Kosovë, ku, besojeni ose jo, jeton një banor i vetëm. Bëhet fjalë për fshatin Graxhanik, që ka si banor 70-vjeçarin Sabit Maliqi.

Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij buzë një përroi dhe madje duket shumë i lumtur me këtë vetmi. Në një reportazh për “RTV 21”, Maliqi shprehet se nuk ka kurrësesi ndërmen ta lërë jetën në fshat dhe se është mëse i kënaqur aty, ku kujdeset për lopën, delet dhe qentë e tij.

Siç rrëfeu në intervistë, ai largohet fare rrallë nga fshati dhe për këtë i nevojitet traktori, për shkak se rruga është e keqe.

“Sabiti është interesant. Edhe ne befasohemi si e organizon jetën. Me përjashtim të tre muajve të verës, nuk ka mundësi asnjëherë tjetër të lidhet me rrugën kryesore. E para për shkak të baltës dhe e dyta sepse bie borë shumë.”-shprehen për 70-vjeçarin banorët e fshatit fqinj.

Artikulli paraprakPËRKEQËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE, MBI 4000 HA TOKE NËN UJË
Artikulli tjetërRITUALI I 13 TË MARTAVE, NIS PELEGRINAZHI I PËRVITSHËM NË KISHËN E LAÇIT