Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës priten shtim të vranësirave mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet malore të vendit.

Lokalisht në veri dhe në lindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites vonë reshjet do të kenë ndërprerje në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-13m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 22/35 Diell re shi

Kukës 18/31 Diell re shi

Lezhë 23/34 Diell re

Dibër 17/31 Diell re shi

Durrës 21/35 Diell re

Tiranë 22/34 Diell re shi

Elbasan 21/33 Diell re shi

Berat 20/33 Diell re shi

Vlorë 23/32 Diell re shi

Korcë 16/28 Diell re shi

Gjirokastër 18/33 Diell re shi

Sarandë 21/33 Diell re shi

Artikulli paraprak“ME VËLLAIN TIM”, ALEKS SOROS NDAN FOTON ME RAMËN: PËRFUNDIMI I VERËS NË TIRANË ËSHTË BËRË TRADITË
Artikulli tjetërSHTATOR I VRULLSHËM PËR PS/ TË DIELËN RAMA MBLEDH QEVERINË NË DAJT, PAS NJË JAVE ASAMBLENË NË DURRËS