Shumë pak ka mbetur që Shkodra të ketë gati stadiumin e ri.
Punimet e brendshme thuajse kanë përfunduar kanë mbetur vetëm disa lidhje elektrike apo edhe mobilimi. Forca punëtore është përqendruar në mjediset e jashtme ndërsa në brendësi stadiumi po shkon drejt fundit.Mjediset e brendshme janë gati dhe presin nisjen e sezonit të ardhshëm.Ka edhe disa ambjente që deri tani nuk janë bërë të ditura. Pozicionimi i kamerave televizive në stadiumin e ri “Loro Boriçi” apo edhe pjesa e sipërme sjell një pamje tërësore.Fusha, stolat dhe tribunat, magazinat, mjediset e brendshme dhe konstruksioni në tërësi kanë përfunduar në stadiumin “Loro Boriçi”. Mbetet vetëm lidhje elektrike, vendosja e shtyllave të ndriçimit, punimet që po bëhen në mjedisin rrethues për të përmbyllur këtë projekt dhe për të bërë që në fund të qershorit, shtëpia e Vllaznisë por edhe e kombëtares, stadiumi i ri “Loro Boriçi” të jetë krejtësisht gati.