Në datë 1 Tetor do të nisë rikonstruksioni i rrugës Qafë-Thorë- Theth, proces që do të zgjasë deri në 30 nëntor të këtij viti. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se do të kufizohet për dy muaj qarkullimi i mjeteve në rrugën Qafë Thore – Theth, 16 kilometra.
Qarkullimi do të bllokohet nga ora 08:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 18:00.
“Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Qafë Thore – Theth, 16 km gjatë periudhës 1 tetor deri në 30 nëntor 2019 qarkullimi i mjeteve do të kufizohet në kilometrin e dytë, për shkak të vështirësisë së terrenit.
Konkretisht qarkullimi do të bllokohet nga ora 08:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 18:00.
Shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve dhe bashkëpunimin e banorëve për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm
Pasi të marrim atë të negociatave”, njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit.