Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari i ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të mos bien pre e personave që përpiqen të shesin polica sigurimi në portin e Barit. Ajo njofton se nuk ka asnjë punonjës shteti shqiptar që ofron shërbime konsullore pasi ato ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari.

“Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari njofton të gjithë udhëtarët që lëvizin me automjete nga Bari për Durrës të mos bien prehë e mashtrimeve të personave të paligjshëm të cilët përpiqen t’ju shesin polica sigurimi në portin e Barit. Këto siguracione të përpiluara me dorë janë falso dhe nuk ju mbulojnë sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë person të autorizuar në portin e Barit që shet siguracione.

Nëse automjeti juaj është i pajisur me siguracion që nuk mbulon Shqipërinë, atëherë duhet të prisni policën përkatëse vetëm pasi keni mbërritur në portin e Durrësit ku janë edhe agjencitë përkatëse të sigurimeve. Kujtojmë edhe njëherë qytetarët, se nuk ka asnjë person të autorizuar apo punonjës të shtetit shqiptar në portin e Barit që ofron shërbime konsullore. Shërbimet konsullore ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari në adresën: Via Pasquale Villari, n. 50”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakMETA POSTON FOTO ME DOMATE DHE PËRCJELL NJË MESAZH POLITIK: NUK JANË PJEKUR ENDE, DO DUROJMË…
Artikulli tjetërMOTI I KEQ SHKAKTON KËRDI NË ITALI, RRUFEJA VRET ATLETEN, NJË GRUAJA VDES NË MAKINË E NJË BURRË GJENDET I MBYTUR (VIDEO)