Shkodër ,më 18.02.2016 Njoftim për Shtyp
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar vijojnë punën për goditjen e informalitetit dhe paligjshmërisë Sekuestrohen 250 m2 pllaka porcelani pa dokumentacionin tatimor përkatës Proçedohet Penalisht administratori i subjektit “Biba impex” për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë kanë bërë të mundur proçedimin penal të shtetasit: •A. B. 40 vjeç, banues në Laç, bashkia Kurbin, me detyrë administrator i subjektit “Biba impex” Pasi me datë 18.02.2016, në rrugën unaza perëndimore qyteti Shkodër u kap nga shërbimet e policisë me mjetin tip “Kamionçin Benz” me targë AA860IE që po transportonte pllaka porcelani pa dokumentacion tatimor. Në cilësinë e provavës materiale u sekuestruan: •Mjeti tip “Kamionçin Benz” me targë AA860IE, • 250 m2 pllaka porcelani pa dokumentacionin tatimor përkatës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal
/ Star Plus TV /