Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër, u bë ndalimi i shtetasve:Leonard Vukçaj, 37 vjeç, banues në Shkodër. Edison Uruçi, 22 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tyre u bë pasi shtetasi Leonard Vukçaj, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë, në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vail Shato, në Shkodër, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 2 gëzhoja metalike, model 54. 1 predhë plumbi. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe deklarimi fillestar i shtetasve Leonard Vukçaj dhe Edison Uruçi, rezulton se këta dy persona me qellim kanë kryer veprën penale të « Mos Kallëzimit të krimit ». Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale « Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 278, 89 dhe 300 të Kodit Penal