Këngëtari Michael Buble ka bërë një njoftim tronditës në profilin e tij në Facebook, ku mes të tjerash ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha angazhimet profesionale.
“Jemi të tronditur për diagnozën e fundit të djalit tonë të madh, Noah, që ka rezultuar me kancer”, ka njoftuar Buble. Artisti kanadez ka deklaruar se, aktualisht djali i tij ndodhet për mjekim në Shtetet e Bashkuara. “Unë dhe Luisana i kemi lënë karrierat mënjanë për t’i kushtuar gjithë kohën dhe vëmendjen tonë djalit, për ta ndihmuar të shërohet”, ka thënë Buble, i cili gjithmonë e ka shprehur rëndësinë e të qenit baba. Përmes mesazhit të tij, ai u ka kërkuar të gjithë fansave e ndjekësve në rrjetet sociale që të luten për Noah, por edhe respektimin e privatësisë. “Kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shpresoj se, me mbështetjen e familjes, miqve dhe fansave në të gjithë botën do të mund ta fitojmë këtë betejë, natyrisht me vullnetin e Zotit”, ka thënë Buble.