Konstituimi I Këshillit të Bashkisë së Shkodrës, është caktuar për datën 20 Gusht. Ky është njoftimi që I është depozituar këshilltarëve të zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës, e cila në qarkun e Shkodrës, ka ngelur e fundit në radhë edhe pse është bashkia më e rëndësishme. Kjo mbledhje pritet të drejtohet ashtu sic është e përcaktuar në ligj, nga këshilltari më I vjetër në moshë dhe fillon punën me zgjedhjen e komisionit të vertetimit të mandateve.

Pas betimit të këshilltarëve menjëherë, sipas propozimeve të kandidatëve këshilli do të votojë për kryetarin dhe zv/ kryetarin/kryetaren të këshillit Bashkiak të Shkodrës. Me fillimin e punës së organeve drejtuese të këshillit, Kryetarja e zgjedhur bën dhe nënshkruan aktin e betimit. VENDIMI I ZBARDHUR I KQZ, MBËRRITI NË SHKODËR ME 4 GUSHT Star Plus, ka zbardhur edhe shkresën e cila ka mbërritur në Shkodër, në datën 4 gusht, cka verteton se prane komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk eshte depozituar asmnje kerkese ankimore ndaj vendimit nr. 867 te dates 6 korrik 2015 te komisionit Qendrior te zgjedhjeve, per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise te Shkodres, dhe shpalljen fitues zonjen voltana Ademi, cka perputhet edhe me një tjetër shkrese të datës 5 gusht ne lidhje me zgjedhjet per keshillin bashkiak, cka legjitimon, 20 Gushtin si daten per konstituimin e Këshillit te Bashkise se Shkodres, dhe betimin e kryetares Ademi. Po ashtu gjate 20 gushtit, e cila I bie qe te jete e enjta e dy javeve me pas, anetaret e keshillit do te procedorjne me zgjedhjen e keshilltareve qe do te perfaqesojne keshillin bashkiak ne Keshillin e Qarkut te Shkodres. Duke u bazuar ne ligjin 8652, “Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes vendore” te ndryshuar, deri ne daten 20 Gusht, date ne te cilen fillon punen keshilli i ri i i zgjedhur, kryetaret e njesive vendore dhe Kryetari i Bashkise Shkoder, jane ne detyre dhe kryejne funksionet e drejtimit dhe administrimit vendor. Burime prane komisionit Qendror te zgjedhjeve, te kontaktuar nga Star Plus TV, bejne me dije se data 20 Gusht, eshte ne perputhje te plote me ligjin per te kryer procesin e konstituimit te Keshillit te Bashkise se Shkodres, kjo referuar vendimit te fundit te zbardhur per zgjedhjet vendore ne Shkoder.

Artikulli paraprakKONSTITUIMI I KËSHILLIT BASHKIAK, PREFEKTI KUNDËR DATËS
Artikulli tjetërRADOVANI: DO TË KEMI NJË KËSHILL TË BRISHTË