Letër e një grupi emigrantësh shqiptarë dërguar autoriteteve më të larta italiane e shqiptare ku kërkojnë të drejtën e njohjes së pensioneve për emigrantët mes dy shteteve Itali-Shqipëri.

Prej vitit 2013 kanë nisur negociatat mes dy vendeve për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e viteve të punës për emigrantët si në Shqipëri dhe në Itali, por pa arritur në një dakortësi.

Letra është dërguar në rrugë postale tek të gjitha institicionet italiane e shqiptare kompetente te cështjes.

Letra

“Presidentit të Këshillit të Ministrave
Mario Draghi
Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar
Luigi Di Maio
Ministrit të Punës dhe Politikave Sociale
Andrea Orlando
Ministrit të Ekonomisë dhe Financave
Daniele Franco
Të Nderuarit Cesare Damiano
Ish-Ministër i Punës.

Kjo letër dërgohet nga Asti, vendi i Don Boskos, i Papa Bergoglios dhe që mban emrin e një prej shenjtorëve të parë të krishterimit, Shën Asti, shenjtorit të Durrsit dhe të shqiptarëve. Këtu koha u ndal për një moment dhe hapësira u përqendrua për të dërguar këtë letër që s’është e para dhe nuk do të jetë e fundit nëse problemi nuk zgjidhet …

Diaspora 91-19 është një grup me rreth 1600 antarë (në rritje të vazhdueshme), të bashkuar ekskluzivisht për të sensibilizuar autoritetet kompetente për zgjidhjen e një boshllëku ligjor mbi sigurimet shoqërore të shtetasve shqiptarë, shqiptaro-italianë që punojnë në Itali dhe qytetarëve italianë që punojnë në Shqiperi …

Më shumë se 400,000 shqiptarë jetojnë në Itali prej dhjetra vjetësh dhe 200,000 të tjerë tashmë të natyralizuar shtetas italianë prej kohësh; operojnë më shumë se 45 mijë biznese që u përkasin bashkëqytetarëve tanë, duke përfaqësuar afërsisht 10% të sipërmarrësve të huaj.

Fuqia e tyre punëtore, duke iu përgjigjur detyrimeve legjislative, paguajnë miliarda kontribute për pensjonet dhe po aq taksa çdo vit, por dhjetëra mijërave prej tyre, shteti nuk i njef të drejtën e pensjonit edhe pse moshën dhe vjetërsinë e punës e kanë tejkaluar. Kjo për shkak të një mungese të thjeshtë të ligjore.

-Nga ana tjetër, ka më shumë se 2.500 ndërmarrje italiane në Shqipëri ku punojnë mijëra qytetarë italianë që kanë të njëjtin problem.

Duke iu referuar kësaj mungese ligjore, shumë video konferenca dhe konferenca shtypi janë parë së fundmi me personalitete shqiptare kompetente si Kryeministri Edi Rama, ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, Zëvendësministrat e tij, persona të drejtpërdrejtë të ngarkuar për marrëveshjen, (ish) Etjen Xhafa dhe sot Sokol Dedja, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani dhe së fundmi edhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Në paraqitjet e tyre të fundit në videokonferenca, konferenca për shtyp dhe diskutime në Parlament është thënë se problemi është shumë i ndërlikuar nga pikëpamja financiare, ka një kosto, por ata janë të gatshëm që nesër të bëjnë marrëveshjen duke lënë të nënkuptohet: “nëse pala Italiane bie dakord … “

E njëjta gjë me personalitetet e rëndësishme të Italisë si ish-Ministri i Punës Cesare Damiano, Nënsekretarja e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale Francesca Puglisi, Sekretarët Kombëtarë të CGIL, CISL dhe UIl, Roberto Giselli, Ignazio Ganga, Domenico Proietti, Presidenti i INAS CISL Gigi Petteni,

Sekretari i Përgjithshëm i FAI CISL Onofrio Rota, Sekretari Kombëtar i CISL Giulio Romani, Senatorët Tommaso Nannicini dhe Susy Matrisciano, Nënsekretari i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave Pierpaolo Baretta, Zëvendës Presidenti i INPS-it Luisa Gnecchi etj … nuk mund të kuptojmë se kë tjetër duhet të kishim përfshirë për zgjidhjen e problemit.

Të gjithë kanë konfirmuar se kjo është një e drejtë e padiskutueshme dhe për shumë kohë, për turp, e mohuar, se kostoja nuk është aspak problem (deklarata të gjitha të regjistruara), por zëri i tyre nuk ka arritur kurrë në 4 autoritetet kompetente homologe që janë Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme,

Ministri i Punës dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Pse ??? Ne nuk arrijmë ta kuptojmë … Pse vazhdohet të injorohet ky problem në vend që të zgjidhet ??? Dhe nuk është aq i komplikuar sa e paraqesin … ka 3 zgjidhje të mundshme:

1.- Konvencjoni, që është marrëveshja dypalëshe për sigurimet shoqërore (të cilën Italia e ka me të gjitha shtetet e UE-së dhe me 27 shtete të tjera jo-anëtare të UE-së përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit që rrethojnë Shqipërinë, dhe me Shqipërinë JO); gjë që po zvarritet prej dhjetëra vjetësh pa rezultat kjo sepse duhen të bien dakord 2 aktorë ndofta me pretendime shumë të “komplikuara”.

2.- Mbështetur në nenet 3, 35 dhe 38 të kushtetutës do të detyrohemi të aktivizojmë një CLASS-AKTION duke kërkuar ti jepet fund një diskriminimi që nuk e meritojmë, edhe pse procedura parashikohet e gjatë…

3.- Shumë më e thjeshtë nëse të gjithë shtetasve italianë, Italo-Shqiptarë etj. … tu njihen në mënyrë figurative nga Italia vitet e punuara në vendet jo të konvencjonuara, përfshirë Shqipërinë (gjë që parashikohet nga të gjitha konvencjonet) pa paguar asnjë qindarkë për ato vite (e përsërisim “njohje figurative”).

Sigurisht që do të ishte zgjidhja më e shpejtë dhe më e realizueshme sepse është një vendim që merret pa qenë të detyruar të kërkohet mendimi i Shqipërisë. Sa për dijeni dhe konvencjonet këte prashikojnë gjë që të jep të drejtën të dalësh në pension vetëm për kontributet e paguara në Itali.

Ata e kërkojnë këtë sepse ndihen të diskriminuar (referuar neneve 3, 35 dhe 38 të kushtetutës).

Shembull:

Duke zbatuar ligjin e fundit për pensionet (kuota 100) shkohet në pensjon (më saktë, duhet të shkojnë në pensjon për moshë të thyer që s’përballon dot më punën) me:

-62 vjeç moshë dhe 38 vite pune.

-Kjo sepse në moshën 62 vjeç të punosh në sektorë të veçantë si në ndërtim, mbi çatira dhe skela, në linjat e montimit, nëpër fushat bujqësore etj … rrezikohet jeta, mumd të përfundosh invalid ose do pushohesh përfundimish nga puna për moshë të avancuar…

-Dhe ne kemi të njëjtën moshë, 62 vjet ose ndoshta më shumë, të njëjtën vjetërsi pune, 38 vjet në mos më shumë, por të penalizuar sepse disa vjet na është dashur të punojmë në vendet jo të konvencjonuara, pra jo në UE, jo në 27 vendet e tjera të konvenzionuara me Italinë, por në Shqipëri etj …

-Injorohet fakti që kërkohet njohja thjeshtë për vjetërsi pune e viteve të punuara në Shqipëri pa asnjë barrë finanzjare për shtetin Italjan. Kërkohet pensioni vetëm për vitet e punës të punuara me kontribute në Itali siç thonë të gjitha konvencjonet.

-Nëse nuk bëhet, sigurisht që do të rritet numri i aksidenteve dhe fatale, numri i invalidëve dhe i të papunëve të përhershëm për shkak të moshës së tyre të thyer.

-Nëse bëhet, do i ktheni sigurimin shoqëror dhe atyre që sot ndihen më shumë se të diskriminuar (art.3, 35 dhe 38 të kushtetutës) …

-DIASPORA 91-19

Dhe…:

Qendra e Kulturës Shqiptare në Torino
Vatra Arbëreshë – Shoqata Koordinuese e Arbëreshë në Piemonte.
ANCIFRA – Shoqata Kombëtare e Qytetarëve Italjanë e Familjarëve të Riatdhesuar nga Shqipëria.
ASSO ALBANIA Piemonte.

Qendra Kulturore Shqiptare e Astit “MADRE TERESA”.
Presidenti i Nderit i FNAI Petrit Aliaj (Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali)
Shoqata Kulturore Itali-Shqipëri Milano …

Organizata Botërore “Diaspora Shqiptare” Suedi …
Shoqata Kulturore “Të Ecim Bashkë” në Trieste …
Kafe me durrsakët…
-Lega e Mësuesve Shqiptarë në Itali

-Shoqata Italo-Shqiptare “Le Aquile”

-Shoqata Skanderbeg Fermo

Referentë:

ASSO ALBANIA Piemonte.
Presidenti: Marjan Bjeshkëza

Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare “Margarita Xhepa”.
Drejtori Artistik: Hasan Bulçari

Via Lamarmora, 16

14100, Asti

E-mail: assoalbaniapiemonte@libero.it

ANCIFRA – Shoqata Kombëtare e Qytetarëve Italjanë e Familjarëve të Riatdhesuar nga Shqipëria.
Presidenti: ark. Giorgio cav. Rubolino

Via Monti, 67

14100, Asti

E-mail: rubolinogiorgio@hotmail.comp0

Artikulli paraprakNDOTJA E AJRIT “NGEL NË KLASË” TIRANËN, NDËR KRYEQYTETET MË TË KËQIJA PËR TU VIZITUAR
Artikulli tjetërSHQIPTARËT I ÇOJNË KURSIMET NË BLERJEN E SHTËPIVE, NIVELET MË TË LARTA RAJONALE