Mijëra bletë “pushtuan” pjesë të “Times Square” të martën pasdite, duke krijuar panik te turistët dhe kalimtarët.

Bletët u vendosën më pas në kioskën e një shitësi në “43 Street and Broadway”.

Masa e insekteve ishte aq e dendur sa ulte nga pesha pjesë të çadrës së shitësit që shërbente “hot dog”.

Incidenti zgjati rreth një orë, para se ekipi i posaçëm i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut t’i merrte bletët dhe t’i dërgonte diku tjetër.

Artikulli paraprakKRIJOHET SKANERI QË MUND TË PARASHIKOJË INFARKTIN
Artikulli tjetërKUPA E SHQIPËRISË/ ZBULOHEN DATAT DHE ÇIFTET SIPAS SKEMËS SE PËRCAKTUAR NGA FSHF