Qendra e qytetit të Shkodrës u zbukurua nga fëmijët e shkollave në aktivitetin “N’lulzim t’Shkodrës hajde”, kushtuar traditës së bukur të luleve. Të veshur me ngjyra që simbolizojnë lulet, fëmijët u argëtuan në një sërë aktivitetesh të organizuar.
Drejtuesja e organizatës “Arhus” Alminda Mema shprehet se ky aktivitet shërben edhe për t’i ofruar diçka ndryshe turistëve që vizitojnë Shkodrën këto ditë.
Ky aktivitet është kthyer në një traditë tashmë në Shkodër duke shfaqur kujdesin dhe dashurinë që shkodranët kanë për lulet.