Noizy u arrestua mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Vermicës dhe është dërguar në stacionin policor në Prishtinë. Teksa ende nuk ka asnjë reagim nga vetë reperi, mediat raportojnë se ai është liruar nga paraburgimi. “Ekspres” shkruan se ai është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Noizy ishte i detyruar me 100 ditë burg me kusht. Sipas së njëjtës media, reperi ka paguar 2 mijë euro për lirimin e tij.

Noizy është arerstuar sepse sistemi kufitar ka treguar pasaportën e reperit me shenjë të kuqe. Ndaj tij ka pasur një urdhër-arresti por ende nuk dihet arsyeja zyrtare e kësaj prangosjeje. Hipoteza e parë hidhet lidhet me sherrin që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman.

Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit Mozzik dhe Blerim Destanit. Madje postimi i fundit i Noizy është nga aeroporti ku shihet brenda në avion në Zvicër teksa niset drejt Kosovës. Vetë reperi, miqtë apo të afërmit e tij nuk kanë bërë asnjë reagim në lidhje me këtë arrestim.

Artikulli paraprakBASHA KYÇI PD SHKODËR, ARVIT BUSHATI: DRYNËT DHE ZINXHIRËT NUK DO T’I NDALOJNË DEMOKRATËT
Artikulli tjetërBËNIN “NAMIN” DUKE VJEDHUR BANESA, ARRESTOHEN 3 SHQIPTARËT, SEKUESTROHEN PARFUME, ORË E ÇANTA