Jo vetëm që gjigandi i telefonave, Nokia 3310″>3310 u kthye në një version të ri më “smart”, por tani mund ta gjeni edhe të personalizuar me figurën e Putin.

Një kompani telefonike ruse ka paguar të drejtat për të hedhur në treg një edicion të limituar të telefonit legjendar. Modeli i ri me ngjyrë të zezë dhe të florinjtë do të ketë fytyrën e presidentit rus, Vladimir Putin të gdhendur. Ky model do të quhet “Supremo Putin”. Kompania “Caviar” ka thënë se karakteristikat të tilla si ari dhe titani i japin telefonit një stil luksoz dhe karakterin e Putin, njeriut më popullor në Rusi. Telefoni origjinal Nokia 3310″>3310 për herë të parë ka dalë në vitin 2000, vit në të cilin Putin fitoi zgjedhjet e para.

Artikulli paraprakIVANOV-MOGERINIT: NUK TËRHIQEM, PLATFORMA NA NËNSHTRON NDAJ SHQIPËRISË
Artikulli tjetërKRIZË E DEMOKRACISË NË EVROPËN JUGLINDORE