I shpallur “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha në datë 5 Dhjetor do të “kapërcejë” oqeanin në mënyrë virtuale për të zhvilluar “Foltoren” e radhës.
Takimi do zhvillohet me “Zoom” me grupin e shqiptarëve që do të mblidhen në New York.
Pas turit të takimeve nëpër Shqipëri dhe “Foltores” me grupin e shqiptarëve në Amerikë, Berisha në 11 Dhjetor ka thirrur Kuvendin e PD-së me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës, i cili të njëjtin forum ka lajmëruar se do ta mbledhë në 18 Dhjetor.
Pak ditë më parë përmes një interviste në “ABC”, Lulzim Basha paralajmëroi hapur përjashtimin e Sali Berishës nga partia në 18 Dhjetor.