Kryetari i partisë Social Demokrate Tom Doshi në takimet që po zhvillon në mbështetje të kandidates së PS Majlinda Angoni për zgjedhjet vendore të 6 marsit në bashkinë Shkodër, u ndal në njësinë Velipojë. Banorët atje i dhanë mbështetjen e plotë kryetarit të PSD Doshi se vota e tyre do jetë për Angonin ndërsa treguan anën humane të kreut të PSD.
Kryetari i PSD Doshi ftoi gjithë banorët e njësisë Velipojë që më 6 mars të votojnë kandidaten e PS Majlinda Angoni.

Takimet vijuan në banorë të njësisë Rrethina e cila ka një numër të konsiderueshëm. Dy deputetët e PSD të Qarkut Shkodër Meri Markiçi dhe Gledis Çeliku ftuan banorët e Rrethinave dhe gjithë bashkisë Shkodër që të votojnë kandidaten e PS Majlinda Angoni.
Kryetari i PSD Doshi përppara banorëve të Rrethinave hodhi poshtë akuzat e ditëve të fundit.

Një qytetar nga Shkodra, Alban Hitaj tregoi se si kryetari i PSD Doshi i është gjendur atij në momentin më të vështirë të jetës.

Takimet e PSD me elektoratin në këtë javë të fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 6 marsit për bashkinë Shkodër do të vijojnë edhe në njësi të tjera në mbështetje të kandidates së PS Majlinda Angoni.

 

 

Artikulli paraprakFILLOJNË BISEDIMET E PAQES RUSI-UKRAINË, MINISTRI BJELLORUS: NDIHUNI TË SIGURT!
Artikulli tjetërANGONI : QYTETARI ËSHTË I PARI, E TREGOJMË ME VEPRA JO ME FJALË