Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, ndonëse larg bashkëshortit, Robert Berisha, ka pranuar lule.
Këngëtarja gjendet në Zvicër për koncerte në diskoteka të njohura të shqiptarëve, por kjo s’e ka penguar që ajo të pranojë lule. Pa dhënë sqarime nëse ajo i ka marrë lulet nga Roberti, Nora ka postuar foton në Instagram, ku i ka treguar lulet. Buqeta me lule nuk ka përshkrim, teksa s’po dihet nëse autori i dhuratës është vërtet Robert Berisha. Nora ndryshe është në muajin e shtatë të shtatzënisë, por ajo po vazhdon që të mbajë koncerte.