KAPITENI: DOJA T’I NDIHMOJA TË GJITHË.Anija ‘Norman Atlantic’, e cila u përfshi nga flakët të dielën e kaluar pranë Korfuzit, ndodhet pak milje larg portit të Brindisit në Itali. Mediat në Itali shkruajnë se anija e djegur po tërhiqet nga rimorkiatori “Marietta Barretta”,
i mbështetur edhe nga dy rimorkiatorë të tjerë italianë.Komandanti i rimorkiatorit “Tenax”, ndër të parët që ndërhynë për të shuar flakët në anije, e ka cilësuar si një hero kapitenin e ‘Norman Atlantic’.“Kapiteni është një hero, ashtu sikurse ekuipazhi i tij. Ne i dëgjonin komunikimet e tyre në radio. Ai qëndroi në anije gjatë gjithë kohës dhe mundohej të mos përhapej panik. Bëri të mundur që situata të mos degjeneronte.”- deklaroi Luca Zizzi.Ndërkohë kapiteni i anijes Argilio Giacomazzi, i kontaktuar nga gazetarët në banesën e tij, u ka kërkuar këtyre të fundit të mos e quajnë hero.“Komplimentet nuk bëjnë për mua, nuk duhen. Jam shumë i lodhur, kam nevojë për pushim, mos më quani hero. do kisha dashur t’i ndihmoja të gjitha.”- deklaroi kapiteni i cili vuan akoma pasojat e intoksikimit si pasojë e tymit në anije.