Norvegjia është bërë vendi i parë në botë që ka eliminuar automjetet me karburant.

Sipas shifrave të regjistrimit të publikuara sot, 9 nga 10 makina të shitura në Norvegji janë plotësisht elektrike, duke e vendosur vendin afër objektivit të tij për të shtuar vetëm automjete elektrike në rrugë deri në vitin 2025.

Automjetet plotësisht elektrike përbënin 88,9% të automjeteve të reja shitur në 2024, krahasuar me 82.4% në 2023, sipas të dhënave nga Federata Norvegjeze e Trafikut Rrugor (OFV).

“Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që praktikisht eliminon automjetet me motorë benzine dhe naftë nga tregu i makinave të reja”, tha Kristina Bu, kreu i Shoqatës Norvegjeze të Automjeteve Elektrike, sipas Reuters.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIM TRE-DITOR PËR BORË DHE AKULL/ TEMPERATURAT NË MBRETËRINË E BASHKUAR PRITET TË ZBRESIN DERI NË -8 GRADË
Artikulli tjetërVIROZAT, FLUKS NË PEDIATRINË E LEZHËS