U largua nga Shqipëria 22 vite më parë, por për asnjë çast nuk e harroi vendlindjen e tij.Përsonazh i kësaj historie është inxhinieri Mirditor Gjon Ndoj, i cili në vitin 2001 emigroi në Kanada sëbashku me familjen e tij.Veprimtarinë e tij kryesisht gjatë punës si inxhinier në miniera Gjon Ndoj e ka përmbledhur në një liber të titulluar “Shpirtin Nuk e Mora me Vete”. Nostalgjia për vendlindjen dhe historia që kishte lënë pas e nxiti që të shkruaje thotë autori i këtij botimi.

Ky botim i Gjon Ndojt, u prezantua në një aktivitet të organizuar në Mirditë, ku ishin të pranishem shkrimtar, krijues, miq e bashkëpunëtor të autorit.

Gjon Ndoj ishte mes miliona shqiptareve që moren rruget e emigracionit gjatë 3 dekadave të fundit, ndërsa jeta e tij para se të largohej nga shqipëria ishte e lidhur me minierat e Mirditës, si inxhinier por edhe drejtues.

Artikulli paraprakVLLAZNIA KUNDËR SHTYRJES SË KAMPIONATIT
Artikulli tjetërNIS “SHKODRA JAZZ FESTIVAL 2023”