Është zhvilluar këtë fundjavë maratona e notit “Agron Ruvina” në qytetin e Pogradecit. Kjo maratonë kombëtare e notit, organizuar nga Bashkia Pogradec në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Notit dhe Qendrën Multi-funksionale Pogradec, u zhvillua ditën e shtunë më datë 17-gusht. Në këto gara, shoqata “Shkodra Not”, e cila është përfaqësuese e Vllaznisë mori pjesë me dy notarë, pikërisht me Viki Tafrrukun dhe Jozef Shirokën.
Viki Tafrruku arriti të rrëmbente vendin e parë të Kategorisë së fëmijëve deri 14-vjeç për femra. Ndërkohë që, Jozef Shiroka fitoi vend të tretë për meshkuj. Shoqata “Shkodra Not”, me në krye trajnerin Kolë Shiroka garantojnë vijimin e rezultateve pozitive edhe në garat e ardhshme.