FATMIRËSISHT NUK KA PASUR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDIN E NGJARJES . një autobus i kompanisë ‘Ozlem Tours’ që po udhëtonte prej Novi Pazarit drejt Ulqinit. është djegur rreth orës 12: 00 në afërsi të Beranes , 17km larg nga Rozhaja, njoftojne burimet e policise ne shtetin malazez, por sipas ketyre te dhenave fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Burimet bejne te ditur se se autobusi ka qenë përplot me udhëtar dhe që ishin nisur për në Ulqin, ndërsa dyshohet se për shkaqe teknike ka ardhur deri te djegia e autobusit. Ekipet e zjarrfikësve të Rozhajës dhe Beranes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke e shuar zjarrin. Zjarri nuk shkaktoi viktima por dëmet materiale janë të mëdha. Policia malazeze ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje te rende e cila vjen tashme ne kulmin e sezonit veror ne shtetin fqinj te malit te zi

Artikulli paraprakBASHA MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR: ZGJEDHJET U DHUNUAN
Artikulli tjetërGREQIA PRANON KUSHTET E KREDITORËVE, TËRHIQET TSIPRAS