Prej ditës së djeshme lundrimi në Portin e Vlorës është pezulluar si pasojë e motit të keq.
Era e furishme ka bërë që dallgët në det të hapur të shkojnë 8 ballë dhe në gjiri 6 ballë.
Kjo shkaktoi që trageti St. Damian u nis me 150 pasagjer për në Brindisi rreth orës 16:00 të pasdites së të shtunës, por u kthye sërish në portin e Vlorës.
Si rrjedhojë e motit të rënduar trageti nuk ka mundur të ankorohet në port.
Ndërsa nxjerrja e pasagjerëve nga trageti është bërë e mundur vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30.
Për tu mos u përplasur me kalaten e portit trageti ka dalë sërish det te hapur.
150 pasagjerët qëndruar për orë të tëra në det të hapur.
Gjithashtu si rrjedhojë e motit të rënduar prej të shtunës është pezulluar dhe lundrimi i të gjitha mjeteve të tjera detare dhe të peshkimit.