Kanë nisur hetimet për ish-deputetin Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 60 mijë eurosh, gjatë kohës kur ishte deputet që Murrizi nuk i deklaroi përmes firmes së tij ‘Murrizi 2009’.
Kallëzimi për Murrizin është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash.Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara daton prej vitit 2010 e në vijim.
Nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kërkohet nga Prokuroria e Tiranës, që të regjistrojë procedimin penal ndaj Myslim Murrizit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, ‘Fshehje e të ardhurave’, dhe ‘pastrim i i produkteve të veprës penale’, nene këto të parashikuar në kodin penal.