Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë ditës së sotme në Kuvend se parlamenti është kthyer “në një kuzhinë mediokre”, pasi sipas tij aty ministret e qeverisë rrinë e recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa përgjegjësi. Ai shtoi se ato “marrin fjalën sa herë ju teket”, ndërsa u shpreh se nuk bën që parlamenti të rrijë me llogjet e tyre.
“Parlamenti është institucion serioz, që të bëjnë ç’të duan vetëm pse kanë hipur në atë post, se në vend të bëjnë ministren, bëjnë badigarden e Gadafit”, shtoi Berisha.
“Po flas për të shprehur protestën më të fuqishme. Për ndërhyrjen më të neveritshme, që shndërrojnë këtë parlament në një kuzhinë mediokre, po ka gjë më të paarsyeshme, rrinë e recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa përgjegjësi.
Marrin fjalën sa herë ju teket, dhe të rrijë parlamenti me logjet e tyre, nuk bën kështu. Parlamenti është institucion serioz, që të bëjnë ç’të duan vetëm pse kanë hipur në atë post, se në vend të bëjnë ministren, bëjnë badigarden e Gadafit.
E them, nuk sillen në këtë mënyrë ministret. Kanë mëshirë ndaj dëgjuesve, kthejnë kokën njerëzit, nuk bëhet kjo në parlament.
Sa herë i teket merr fjalën dhe vazhdon sikur është në kuzhinë me shoqen e vet, nuk shkon kjo.
Se me Ballkanin po bëjmë këtë e atë, por kujt ja thotë këto, çfarë do të thotë me këto”, u shpreh ai.