Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të vranët i cili do të sjelli reshje në zonat Qendror dhe Jugore, por në Veri të Shqipërisë do të jenë reshjet në sasira më të pakta. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe në vijim sjelli përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që në orët e vona të natës pjesa me e madhe e vendit të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare dhe fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.