Aleksandër Vuçiç e bëri të qartë se Serbia nuk do t’ia dorëzojë Kosovës, Milan Radoiçiç, ish nënkryetarin e Listës Serbe mori përsipër planifikimin dhe drejtimin e sulmit e cilësuar terrorist të 24 shtatorit në Zveçan. Presidenti Serb, pranoi Radoiçiç është një bashkëpunëtor i tij afërt për shkak të pozitës, por jo mik! Po talleni me mua, apo çfarë? Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiç në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën Ky ishte reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç kur u pyet nga Sky News për kërkesën e Kosovës për ekstradimin e ish kreut të listës Serbe, i cili mori ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e sulmit të 24 Shtatorit në Zveçan. Theksoi se Millan Radoiçiçin e ka pasur bashkëpunëtor, por jo mik!

“Ai akuzohet në Serbi për një krim të madh dhe serioz.”

Vuçiç mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Sulmet ndaj policisë në Banjskë, ishin të organizuara nga Beogradi, që po ashtu dyshohet se u ka dhënë armë grupit terrorist. Presidenti i Serbisë tha se gjithmonë akuzohet Beogradi, por sipas tij vetë Radoiçiç ka dhënë detaje ku i ka gjetur armët

“Personi që u mor në pyetje në procedurën paraprake tha se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnje Hercegovinë. Le ta verifikojmë tani”

Vuçiç tha se dislokimi i ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën nuk ishte një faktor destabilizues, dhe se Serbia e ka qetësuar situatën sipas kërkesës së SHBA e BE

“Ushtria u dislokua sepse situata në Kosovë ishte e vështirë. Këtë gjë bëjnë ushtritë në mbarë botën, por pa qëllim për të sulmuar dikë”

Ashtu si pas çdo ngjarje që lidhet me serbët në Kosovë, Vuçiç akuzoi si fajtor kryeministrin Albin Kurti.

Artikulli paraprakSHERR MES TIFOZËVE TË VLLAZNISË DHE TIRANËS! NJË AUTOBUS PËRFUNDON NË KOMISARIATIN E LEZHËS
Artikulli tjetërAMBASADA E KOSOVËS NË JERUSALEM DEL ME UDHËZIM PËR KOSOVARËT NË IZRAEL