Gjykata e Posaçme pushon padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe as avokatët e tij.
Basha kishte paditur Veliajn për “deklarata të rreme” që sipas ish-kreut të PD, kryebashkiaku i Tiranës ka bërë për pasurinë, shtëpinë dhe rezidencat.