DËSHMITARI I 13 DHJETORIT 1990: AS DËNIMIN ME BURG S’MA NJOHIN.Torturat ishin nga më të ndryshmet në ditët e dhjetorit të 1990-ës. Paulin Noshi është një prej dëshmitarëve që mori pjesë në 13 dhjetorin e 1990-ës kur Shkodra rrëzoi bustin e diktatorit komunist Enver Hoxha duke rrezikuar edhe vdekjen si shkak i plumbave të policisë së asaj kohe.
Sot pas 24 viteve, Noshi thotë së është totalisht i zhgënjyer, aq sa nuk ia njohin as dënimin me 25 vite burg. Sipas nuk është kjo demokracia që kërkonin në vitet e para të 1990-ës.Ëndrrat dhe dëshira e shumë të rinjve të atyre ditëve të vështira ende nuk janë realizuar, shumë prej tyre nuk kanë marrë atë që i takon e shumë të tjerë janë fshirë duke bërë që zhgënjimi të jetë i madh.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/fuf-dwlv914″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]