E mbingarkuar dhe e bllokuar në një kafaz të vogël, kjo kafshë jashtëzakonisht mbipeshë gjendet në kushte të tmerrshme për të rritur prodhimin e leshit të saj për prodhuesit e veshjeve.

Ajo duket si një qen i madh, por në fakt është vetëm një dhelpër, jo nga ato që jemi mësuar t’i shohim zakonisht nëpër pyll. Një hetim i fshehtë në Finlandën perëndimore gjeti kafshën të fryrë që mezi mund të lëvizë, pasi ndodhet pesë herë mbi peshë se sa në gjendjen natyrore.

“Industria e leshit ka të bëjë me fitimin dhe nuk kujdeset për mirëqenien”, thotë Claire Bass nga Humane Society International. Disa nga dhelprat e kultivuara në kushte të tilla dhe të peshuara nga aktivistët e të drejtave të kafshëve arritën në 19 kg.

Rezultatet shkatërruese u shkaktuan nga mbipopullimi me përzgjedhjen gjenetike. Duhen të paktën 10 deri në 20 dhelpra normale për të bërë një pallto, por leshi i tyre përdoret edhe për kapele, kapuça, etj.

Artikulli paraprakMBËRRIJNË NË DURRËS DELEGACIONET E KRYEMINISTRAVE TË BALLKANIT
Artikulli tjetërPRIZREN – TIRANË, MERR FLAKË AUTOBUSI