Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim që krijoi pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit. Lajmin e jep vet Topalli në një postim në “Facebook” ku falënderon stafin, kandidatët dhe aata që besuan.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.
Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli.

Artikulli paraprakMINISTRJA E ARSIMIT JEP LAJMIN: JAVËN TJETËR TË GJITHË NXËNËSIT RIKTHEHEN NË SHKOLLA. SFIDA E MATURËS SHTETËRORE NA PRET PËRPARA
Artikulli tjetërGAZMENT BARDHI MESAZH PAS ZGJEDHJEVE: PËR 4 MUAJ ELBASANI U BË SHTËPIA IME, 21 PRILLI ISHTE DITA MË E VËSHTIRË E JETËS. DO JEMI NË KRAH TË QYTETARËVE