Një djalë i vogël ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Ai quhet Dorjan Luka dhe është vetëm dy vjeç e gjysëm.
I vogli jeton në Durrës dhe prindërit e tij bëjnë apel që shqiptarët t’i ndihmojnë. Dorjani ka lindur me epilepsi të rëndë.
Ai as nuk flet, as nuk ecën, nuk shikon, as nuk qëndron dot ulur dhe as kokën e tij nuk e mban dot tregojnë prindërit.
I vogli ka nevojë për terapi dhe fizoterapi afatgjatë dhe prindërit e tij nuk mund ta përballojnë dot.
Numri ku mund t’i kontaktoni të afërmit e tyre është ky 355676874599. I vogli ka nevojë më shumë se kurrë për ndihëm e shqiptarëve.
Thirrja e tyre:
Djali im vuan nga sindroma west d.m.th. epilepsi e rëndë. Është dy vjeç e gjysëm, as nuk flet, as nuk shikon, as nuk ecën, as nuk qëndron ulur, as kokën e tij s’e mban. I kam vazhduar terapinë bashkë me fizoterapinë, me ndihmen e vëllezërve dhe motrave shqiptare të cilët i falënderoj shumë, por djali im ka nevojë për terapi dhe fizoterapi afatgjatë prandaj ju bëj thirrje kush ka dëshirë të më ndihmojë, të më kontaktojë te ky nr ne ëhats app: +355676874599. Për çdo lloj dyshimi jam gati t’ju hap kamerën dhe ta shikoni gjendjen e djalit live. Zoti ju bekoftë.’’