Në momentet e para të nisjes së agresionit rus në Ukrainë, interesi për mënyrën e përgatitjes së koktejleve molotov ishte i madh.

Madje edhe televizioni shtetëror ukrainas shfaqi video të mënyrës së përgatitjes së tyre, në mënyrë që të përgatiste popullsinë civile të ishte disi më e mbrojtur dhe e aftë të mbronte veten.

Video të tilla janë shpërndarë pa fund në rrjetet sociale, në ndihmë të popullsisë ukrainase.

Ndwrkohw sot një gjykatë ruse ka gjobitur rrjetin e mediave sociale Twitter me 3 milionë rubla (41,000 dollarë) për mos heqjen e përmbajtjes së ndaluar nga faqja e saj. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Gjoba u vendos pasi Twitter-i nuk arriti të fshinte përmbajtjen e ndaluar në Rusi, duke përfshirë postimet me udhëzime se si të bënin kokteje molotov”, tha agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar gjykatën.

Më herët, Interfax raportoi se Rusia gjobiti gjigantin amerikan të internetit Google me të njëjtën shumë, për refuzimin e heqjes së përmbajtjes së ndaluar nga faqja e ndarjes së videove YouTube.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MSH: REGJISTROHEN 73 RASTE TË REJA DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORË
Artikulli tjetërNASA “FUT NË PANIK” PUTININ, PRODHON INTELIGJENCËN ARTIFICIALE PËR RAKETAT HIPERSONIKE