Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një kembesore.
Sipas policisë Besmir M., nuk i ka dhënë përparësi këmbësorit, dhe për pasojë ka aksidentuar një shtetase.

Por gjatë shoqërimit në komisariat 30-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Ky shtetas në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur degëzimi i rrugës Mis Durhan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar shtetasen A.M., 47 vjeçe, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcave të posacme gjatë kryerjes së detyrës, për ta ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e DVP Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË SHOFER,TENTON TE KORRUPTOJE POLICIN
Artikulli tjetërNËNA TENTON TË VRASË DY VAJZAT E MITURA