Vllaznia u shpall kampione kombëtare në boks për të 23-ën herë me radhë duke vijuar që të jetë skuadra absolute në Shqipëri në këto 26 vitet e fundit.

Shkodranët nxorën 5 kampion kombëtar në ndeshjet finale të zhvilluara në një kampionat me shumë rivalitet nga ekipi Tiranës duke bërë që titulli kampion për Vllazninë këtë radhë të vendoset në ndeshjen e fundit.

Në fakt ky titull për kuqeblutë e boksit u arrit me shumë vështirësi për shkak se skuadra nuk kishte mbështetjen e duhur kryesisht nga bashkia Shkodër, gjë të cilën e ka shprehur para kamnpionatit edhe vetë trajneri i boksit Zef Gjoni i cili akuzoi drejtpërdrejtë bashkinë Shkodër për neglizhencë totale për sportin e boksit.

Pavarësisht kësaj harrese nga bashkia, boksierët dhe stafi teknik bënë detyrën duke e fituar edhe këtë titull kampion. Ndërsa bashkia nuk i dha asnjë mbështetje papritur kryetarja e bashkisë Voltana Ademi pas suksesit të ekipit të boksit poston në faqen e saj zyrtare në rrjetin social facebook disa rreshta dedikuar pikërisht këtij suksesi të Vllaznisë së boksit duke thënë se “Shkodra nuk ndalet.

Vllaznia e boksit shpallet për të 23-ën herë kampione e Shqipërisë. Një sukses i jashtëzakonshëm i ekipit kuqeblu ku një meritë të padiskutueshme e ka trajneri Zef Gjoni dhe i gjithë ekipi i cili thyen çdo kundërshtar”, përfundon kryebashkiakja Ademi postimin e saj.

Në fakt ky postim i kryebashkiakes tingëllon shumë çuditshëm në një kohë kur vetëm pak ditë më parë trajneri Gjoni e ka akuzuar bashkinë për mungesë mbështetjeje dhe bashkia nuk ka lëvizur aspak për t’i ardhur në ndihmë ekipit të boksit.

Dy boksierët Rexhildo Zeneli dhe Kristian Demaj që erdhën nga Gjermania enkas për këtë kampionat janë mundësuar nga Presidenti i ekipit të boksit Gjergj Livadhi dhe jo nga bashkia Shkodër e cila nuk ka bërë asnjë hap në këtë aspekt dhe pavarësisht kësaj në mënyrë formale por edhe të pakuptimtë vjen ky postim që në fakt nuk ka asnjë vlerë në një kohë kur bashkia nuk i është gjendur pranë skuadrës së boksit atëherë kur kishte nevojë, përpara kampionatit ndërsa tani pas kampionatit është si një formë për të përvetësuar suksesin e boksierëve dhe trajnerëve.

Ky postim i kryebashkiakes Ademi mund të jetë edhe i nxitur nga pritja që i bëri kryetari i PD Lulzim Basha Vllaznisë në zyrën e tij pas fitimit të titullit kampion duke i uruar për suksesin gjë e cila mund ta ketë shqetësuar kryebashkiaken Ademi që në të njëjtën kohë kur boksierët ndodheshin në zyrën e Bashës ka bërë këtë postim.

Ajo që nevojitet nga bashkia Shkodër dhe kryebashkiakja nuk janë as postimet në rrjetet sociale apo dualiteti me Bashën apo të tjerë por mbështetje reale e ekipeve sportive atëherë kur kanë nevojë, si në këtë rast me Vllazninë e boksit e cila me forcat e veta fitoi titullin e 23-të kampion me boksierët Klevis Çela, Bashkim Bajoku, Arton Shaqiri, Rexhildo Zeneli, dhe Kristian Demaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, KALAJA DHE BANESAT HISTORIKE NË KUJDESIN E DRKK
Artikulli tjetërVELEÇIKU-BURRELI 1-1, TRAJNERI I KOPLIKASVE: ISHIM ME FAT