Nuk i ndalon policisë, qëllohet me mbi 40 plumba
Policia e Providence në SHBA ka publikuar pamjet e filmuar nga kamerat e rrugës gjatë një ndjekje me shpejtësi të lartë, e cila përfundoi me vrasjen e drejtuesit të makinës dhe plagosjen e pasagjerit. Me pamjet e publikuara autoritetet kanë justifikuar veprimin e dhunshëm të policisë, që qëlloi mbi 40 herë ndaj drejtuesit të makinë. “Viktima Joseph Santos, po e përdorte makinën si një armë për t’u arratisur. Jetët e efektivëve dhe të personave të tjerë ishin në rrezik”, deklaroi shefi i policisë në Providence, Hugh Clements, duke shtuar se pasagjerja Christine Demers ndodhej në spital.