Në saj të operacionit të koduar “Plugu”, Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit nuk jep më shumë detaje në lidhje me operacionin, duke u shprehur se nuk kanë informacione të tjera shtesë.

Artikulli paraprakFOTOLAJM/ PAMJA QË OFRON RINASI SOT
Artikulli tjetërSLLOVAKI, ZBARDHET VRASJA E GAZETARIT. RRËFEHET ISH-USHTARAKU