Te Bayern Munchen ka ende një çështje rinovimesh. Drejtuesit nuk duan të përsërisin rastin Alaba ku austriaku iku pa kontratë dhe tani po merren intensivisht me dy raste si Goretzka dhe Coman.

Nëse me të parin është gjetur gjuha e përbashkët dhe palët janë në rrugën e duhur drejt firmës me francezin Coman ka ende probleme.

Lojtari po shfrytezon rastin e klubit për rinovimin duke luajtur me shifrat, pasi e ka pranuar edhe vet që do të donte një aventurë të re në një ekip të madh.

12 mln euro neto në vit kërkon sulmuesi anësor, një shifër jashtë buxhetit tê Bayernit në një situatë të tillë teksa oferta e drejtuesve eshtë maksimumi 8-9 mln euro neto dhe aspak më shumë.

Duke parë diferencat mes palëve, Dr. Sportiv, Salihamidzic ka vendosur që Coman të shitet këtë verë meqë edhe ka oferta.

Kryesisht nga Premier League janë ekipet që e duan dhe Man. City, Chelsea apo Liverpool, për ta marrë nga Bayern Munchen duhet të paguajnë 90 mln Euro, ky është cmimi i fiksuar nga klubi bavarez.

Artikulli paraprakERDOGAN: DO TË PUNOJ ME PRESIDENTIN BIDEN PËR NJOHJE TË REJA TË KOSOVËS
Artikulli tjetërQARKULLONTE ME ARME ME VETE, ARRESTOHET 49-VJEÇARI NGA SHKODRA