Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë me dije sot se edhe gjatë kohës që ka qenë në detyrë, është munduar që të parandalonte situatën në Ukrainë gjatë kohës që ishte në detyrë.

Sipas Reuters, ajo fajëson veten se përse nuk ka bërë më shumë dhe nuk është përpjekur mjaftueshëm që të parandalonte një situatë të tillë.

Gjatë një interviste televizive me autorin dhe gazetarin gjerman Alexander Osang, Merkel foli për luftën në Ukrainë dhe dështimin për të parandaluar situatën aktuale gjatë mandatit të saj si kancelarë.

“Është një trishtim i madh që nuk funksionoi, por nuk funksionoi. Por të paktën nuk është se mund të fajësoj veten se nuk u përpoqa”, tha Merkel, duke folur për marrëveshjen e Minskut të vitit 2014 me Rusinë.

Ish-kancelarja Merkel tha gjithashtu se nuk kishte asnjë justifikim për “mospërfilljen brutale të ligjit ndërkombëtar” të Rusisë në Ukrainë, duke shtuar se ajo ishte kundër lejimit të Ukrainës në NATO sepse donte të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm me Rusinë dhe besonte se Ukraina nuk ishte gati për një anëtarësim të tillë.

Artikulli paraprakUSHTRIA UKRAINASE KËRKON NDIHMËN E 15-VJEÇARIT, SI U BË ADOLESHENTI ME VETËM NJË MINI-DRON HERO I VENDIT TË TIJ
Artikulli tjetërPRITET RIKTHIM I VRANËSIRAVE, SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME