Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe kryetari i shoqatës së para dhe tetra plegjikëve Saimir Beqiri kërkon që e gjithë kjo shtresë të trajtohen në mënyrë të barabartë qoftë nga shoqëria por edhe institucionet. Janë të shumta të drejtat që i mohon ende personave me aftësi ndryshe duke mos patur barazi gjë e cila nuk i shërben aspak zhvillimit.
Kryetari i shoqatës, Saimir Beqiri në bashkëpunim me drejtuesin e organizatës “Shpresë për Botën” Fred Zefi, për t’u ardhur në ndihmë personave me aftësi ndryshe kanë shpërndarë pako ushqimore për 50 familje në nevojë.
Çdo ditë personat me aftësi ndryshe përballen me problematika nga më të ndryshmet. Institucionet përgjegjëse kërkohet që t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj kategorie, në mënyrë që të mos hasin më në kaq shumë vështirësi gjatë jetës së tyre.