Këngëtarët e njohur shqiptar Genc Prelvukaj dhe Greta Koçi kanë zyrtarizuar se do të vijnë së bashku për të sjellë një projekt të ri.

Përmes një fotoje të hedhur në rrjetin e tyre në Instagram, dyshja ka bërë të ditur se projekti i ri do të dalë këtë të shtune në orën 13:00. Titulli i kësaj kënge do të jetë “Nuk ka dashni”. Ajo çfarë nuk dyshojmë është se kjo këngë do të shëndrrohet në super hit. Ndër të tjera ky bashkëpunim I dy këngëtarëve ka nxjerrë në pah edhe hamendësime për një lidhje të mundshme dashurie ndërmjet Gencit me motrën e Gretës , Eni Koçi. Të pyetur nga mediat asnjëri nga protagonistët nuk ka pohura apo mohuar këtë lidhje.

 

Artikulli paraprakRODOS, ZJARR NË ANIJEN QIPRIOTE ME 32 PERSONA NË BORD
Artikulli tjetërDHURO GJAK PËR TË SHPËTUAR JETË!