Nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi terrorist në Shën Pjetërburg

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e rëndë terrorist të ndodhur sot në Shën Pjetërburg, Rusi, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shprehu më herët trishtimin e tij për shpërthimet dhe viktimat. “I shpreh ngushëllimet tona popullit rus dhe solidaritetin e plotë të Shqipërisë në qëndresën e përbashkët kundër terrorizmit” theksoi Ministri Bushati. Nga informacionet e deritanishme të përcjella nga Ambasada jonë në Moskë nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMET BLINDOJNË SHËN PETERBURGUN, DHJETËRA HELIKOPTERË PATRULLOJNË QYTETIN
Artikulli tjetërVDEKJA E 18-VJEÇARIT NË BURGUN E SHËN KOLLIT, FAMILJARËT: E VRANË