Ngopja e tregut Amerikane ka bere qe sherbela e kultivuar nga fermeret e Malsise se Madhe te mbetet stoqe ne sasi te konsiderueshme.
SpecialistI i mbrojtjes se bimeve prane Drejtorise Rajonale te Bujqesise Rrok Kola ben te ditur se 3 muajt e pare te ketij viti flasin per nje situate aspak poziteve per sa i perket eksportit te kesaj bime pasi aktualisht ne magazina dhe ne familjet e fermereve gjenden rreth 800 ton sherbele e pashitur. Ndonese gjate nje viti fermeret e Malesise se Madhe tregtojne mbi 2000 ton sherbele perseri tregu eshte i pamjaftueshem per te mbuluar te gjithe prodhimin edhe pse eksporti i kesaj bime eshte zgjeruar ne tregun nderkombetare.